Milano, 39-vjecari shqiptar arrestohet me 10 kg heroinë dhe kokainë

Aktualitet

Milano, 39-vjecari shqiptar arrestohet me 10 kg heroinë dhe kokainë

Policia e Milanos arrestoi një 39-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht ne Itali pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Shqiptari u në pranga i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se i dyshuari u pikas nga policia, pasi tërhoqi vëmendje mënyra sesi mbante telefonin dhe e shikonte shumë shpesh, si dhe kryerja e shumë telefonatave të shkurtra.

Pas këtij veprimi, ai hipi në një automjet. 

Agjentët, duke pasur parasysh nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit, kontrolluan menjëherë atë dhe makinën e tij, ku i gjetën 7.7 kg heroinë.

Kontrolli i policise zbuloi se ai kishte dhe një grumbull të madh me çelësa, ku njëri prej tyre i përkiste një bodrumi.

Pas kontrolleve në bodrum, u gjetën po ashtu 670 gramë kokainë dhe shtatë mbështjellës me 2.3 kilogram heroinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion