“Mijëra njerëz në shesh kundër kryeministrit Rama”/ Prestigjiozja gjermane: Trazira antiqeveritare në Tiranë

Aktualitet

“Mijëra njerëz në shesh kundër kryeministrit

Protesta kombëtare e opozitës, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), i ka pasqyruar protestës e opozitës, duke shkruar se “pati një zhvillim me rëndësi në skenën politike të vendit”.

Në artikullin e saj FAZ shkruan se mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u mblodhën përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Protesta u shoqërua me përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ku pati përdorim të gazit lotsjellës nga policia për të shpërndarë turmën.

FAZ evidenton gjithashtu klimën e tensionuar politike në Shqipëri, ku opozita akuzon qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në raport përmenden hetimet dhe akuzat ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ish-ministra dhe figura të tjera politike, duke theksuar se korrupsioni mbetet një nga sfidat kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion