Krusita dhe Kristi çift?! Olta Sheta: Të dy këngëtarë, bëjnë edhe...

Showbiz

Krusita dhe Kristi çift?! Olta Sheta: Të dy

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Duket sikur po lindin disa shkëndija romance mes Kristit dhe Krusitës, si mendon?

Olta Sheta: Këtë nuk e di, nuk e kam parë. Por unë e shoh si lojtar. Nëse ka një njeri që e ka kuptuar si luhet “Big Brother”, është ‘bajamja’. Po shumë mirë, të dy këngëtarë, bëjnë edhe ndonjë duet bashkë.

A do shkonin si çift?

Olta Sheta: Si çift, jo. Nuk besoj që Krusita do ketë preferenca siç është Kristi. Kristi është person pozitiv. Më pëlqen mënyra se si luan, e ka kuptuar si luhet “Big Brother”, i acaron të gjithë. Ka shumë intuitë. Është i zgjuar. Sidomos ajo dalja nga burgu ishte fantastike fare, më ka pëlqyer shumë. Ai është motori i shtëpisë, krijon situata./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion