Caktimi i datës për zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta fton për konsultim partitë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki pa kryetarë.
Kujtojmë që presidenti Meta njoftoi të premten e kaluar se ka nisur procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të pjesshme për disa bashki të vendit, ku i kishte kërkuar edhe KQZ informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor.
Në përgjigje KQZ-së njoftoi se ky institucion është njoftuar për shkarkimin e Agim Kajmakut në Vorë, ndalimin e kandidimit të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe për dorëheqjen e Dionis Imerajt në Dibër.
Ndërkohë pa kryetar janë dhe bashkitë Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnje. Në Durrës, Valbona Sako u dorëhoq pak ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit, kreu u Bashkisë Rrogozhinë ndërroi jetë, ndërsa Fatos Tushe që drejtonte Lushnjën u arrestua nga SPAK.