Mësuesi në Elbasan tenton të djegë me benzinë një person, zbardhet arsyeja

Aktualitet

Mësuesi në Elbasan tenton të djegë me benzinë një

Një 34-vjeçar me profesion mësues është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi akuzohet se ka kanosur një person.

 Nën pretendimin se i ka dëmtuar reputacionin e tij si arsimtar, mësuesi nga fshati Jagodinë ka kanosur këtë shteta dhe e ka lyer me benzinë për t’i vendosur flakën.

“Për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet”, - bën me dije policia.

Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa për 34-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion