Salianji nuk përmbahet me Nokën: Mul Çupëlina, unë nuk ha jashtëqitjet e shefit siç bën ti

Politikë

Salianji nuk përmbahet me Nokën: Mul Çupëlina, unë

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke e qujtur si “Flamur Çupëlina” që sillet si “bulldog i Sali kolltukut”.

Në një postim në Facebook, Salianji i ka kujtuar Nokës vizitën në Burgun e Fierit, ku sipas tij, ishte i trembur dhe kërkonte shoqërues. Ndërsa, më tej, bën një deklaratë të fortë për Nokën, teksa shkruan se e kanë veshur me fustan.

Po ashtu, ai thekson se problemi më i madh i PD-së është kthimi në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi dhe ngrihet grotesku në piedestal.

“Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin”, thekson ai.

Ndërsa gjithashtu ish-deputeti nënvizon në postimin e tij, se “Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron”.

Postimi i plotë i Salianjit:

Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.

Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!

Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.

Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.

Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion