Merr flakë trajleri në “Rrugën e Kombit”, transportonte kartonë drejt Kukësit
Lajmifundit
/
13 Mars 2025, 22:46
Aktualitet

Mbrëmjen e sotme një trajler është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit teksa transportonte kartonë picash nga Tirana në Kukës
Sipas policise, flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të trajlerit ku ishte edhe ngarkesa, ndërsa koka e tij nuk është djegur, pasi dy automjete të zjarrfikëses së Kukësit i janë përgjigjur thirrjes në kohë duke neutralizuar flakët.
Përpos dëmeve materiale të ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasme e trajlerit.
Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimorë po punon për të zbardhur shkaqet që kanë shkaktuat zjarrin në mjet.


