Merr flakë nënstacioni elektrik “Traktora” në Tiranë, stakohet energjia dhe për spitalet

Aktualitet

Merr flakë nënstacioni elektrik “Traktora” në

Nënstacioni “Traktora” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas OSHEE, për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.


Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.

ME TE LEXUARAT