“Çmendet” moti/ Stuhi e pazakontë në Lushnje, era e fortë rrëzon pemët dhe tabelat rrugore (Video)

Aktualitet

“Çmendet” moti/ Stuhi e pazakontë në Lushnje, era e
Qyteti i Lushnjes është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fortë shiu dhe erë.

Sipas dëshmive, era ka qenë aq e fortë sa ka arritur të shkulë nga toka edhe tabelat e sinjalizimit rrugor.

Ndërsa nga pamjet e publikuara dallohen edhe dëme të tjera të shkaktuara nga rrëzimi i disa pemëve.

Moti i keq pritet të përfshijë në orët e ardhshme edhe qytete të tjera, ndërsa qielli i kthjellët parashikohet të rikthehet në fundjavë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion