Mbajti mbi 16 orë në dhomat e paraburgimit të shoqëruarin, e pëson keq oficeri i Vlorës

Aktualitet

Mbajti mbi 16 orë në dhomat e paraburgimit të shoqëruarin, e

Ronaldo Korbi me detyrë oficer i policisë gjyqësore në komisariatin e trafiqeve në DVP Vlorë është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Sipas burimeve në prokurori, Korbi akuzohet se pasi ka shoqëruar në komisariat Xh.M. i dyshuar për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike”.

Pas shoqërimit të tij Xh.M. është mbajtur mbi 16 orë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Sarandës edhe pse ishte verifikuar mjeti, sërish oficeri Korbi e ka mbajtur të shoqëruar jashtë çdo afati kohor.

Menjëherë ky rast është referuar pranë Prokurorisë Sarandë ku prokuroria ka kërkuar pezullimin e tij nga puna pasi e ka mbajtur te shoqëruar më shumë për 16 orë dhe nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për rastin e shoqërimit të tij kërkesë e cila është pranuar dhe nga gjykata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion