Megaoperacioni në Shqipëri dhe Itali/ Publikohen PAMJET e aksionit kundër trafikut të kokainës dhe heroinës

Aktualitet

Megaoperacioni në Shqipëri dhe Itali/ Publikohen PAMJET e aksionit

Një operacioni i madh antidrogë u zhvillua në Itali dhe Shqipëri, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë.

Sipas mediave italiane, të cilat kanë publikuar edhe pamjet e operacionit janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë miliona euro.

Hetimi u krye me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë Shqiptare – me urdhër të autoriteteve së Barit dhe SPAK në Tiranë.

Akuzat për personat janë për trafikim ndërkombëtar i sasive të mëdha të narkotikëve, pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës.

Operacioni synon luftën kundër trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat qarkullojnë sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion