Mediat italiane: Gjadri do të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

Aktualitet

Mediat italiane: Gjadri do të kthehet në burg për shqiptarët

Të burgosurit në itali me pasaporta shqiptare, do ta vuajnë dënimin e tyre përtej Adriatikut. Kështu e nis artikullin e saj prestigjozja La Repubblica, teksa në Itali po diskutohet për planin B të marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit Edia Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni.

Një marrëveshje e cila parashikonte strehimin në kampin e Gjadrit në Shëngjin, të emigrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe, deri më tani është e dështuar pasi asnjë emigrant nuk ka arritur të qëndrojë në kamp më shumë se 24 orë.

Gazeta italiane Il Fatto Quotidiano ka raportuar se shqiptarët e arrestuar në Itali do të sillen në Shqipëri ndërsa qendra e diskutueshme për pritjen e emigrantëve, do të kthehen në burg për këta individë që disponojnë pasaportën shqiptare. Kjo është cilësuar si plani B i qeverisë nëse marrëveshja aktuale mes dy vendeve merr fund njëherë e mirë.

Ndërkohë Gjykata e Lartë e Romës pritet të dalë në një vendim përfundimtar në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni teksa deri më tani çdo emigrant i ardhur në Gjadër, është kthyer menjëherë mbrapsht në Itali me vendim të Gjykatës së Romës me arsyetimin se këta emigrantë nuk vijnë nga vende të sigurta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion