Mediat e huaja zbardhin përgjimet e kartelit shqiptaro-kolumbian, del edhe emri Moisi Habilajt

Aktualitet

Mediat e huaja zbardhin përgjimet e kartelit shqiptaro-kolumbian, del edhe

Ditë më parë, policia italiane arrestoi një kartel shqiptaro-kolumbian që vepronin në shpërndarjen e drogës në Itali. Në hetimet e mëtejshme të bëra si nga policia por edhe nga mediat e huaja, janë bërë publike përgjime ku përmendet edhe trafikanti shqiptar i lëndëve narkotike, Moisi Habilaj.

Në një pjesë të përgjimeve, janë përmednur edhe trafikimi që bëhej në Shqipëri e më pas nisej drejt vendeve të tjera ku theksohet se 10 përqind të fitimeve i merrte shteti shqiptar.

I zhdukur prej disa muajsh pasi u dënua me 15 vite burg për historinë e tij të drogës, ku u implikua edhe Saimir Tahiri, Habilaj përmendet nga dy trafikantët shqiptarë të drogës, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, që u prangosën dje.

“Meridionews” ka zbardhur një përgjim të datës 9 prill të vitit 2019. Biseda zhvillohet brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e katanias, ku diskutojnë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.
Dhe, siç thonë hetimet, miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.”

Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet për pagesat.

“Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.

Qendra e dialogut, sipas medias italiane, ishte një borxh prej rreth 80 mijë eurosh për një furnizim.

Mes të tjerash, në përgjimet e publikuara nga “Meridionews”, një nga bisedat më interesante të kapura mes njërit prej pjesëtarëve shqiptarë të grupit kriminal si edhe bashkëpunëtorit të tij kolumbian, rinxjerr në skenë zhvillimet e trafikut të drogës në periudhën 2016-2019 në Shqipëri.

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri është i paligjshëm prej tre vitesh, që kur erdhi ajo copë muti… Deri para tre vitesh ishte kështu…10 përqind e merrte shteti”, shpjegoi Karafili në një dialog që daton në vitin 2019. Megjithatë, siç shkruan edhe “Meridionews”, nuk është e qartë se kujt i referohet Indrit Karafili në përgjimet e publikuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion