Rindërtimi në Kombinat, 67 pallate të pabanueshme do shemben! Bashkia: Procesi do zgjasë 3 muaj

Aktualitet

Rindërtimi në Kombinat, 67 pallate të pabanueshme do shemben!

Procesi i Rindërtimit në lagjen e re të Kombinatit po ecën me ritme të shpejta, në mënyrë që të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 të futen në apartamentet e pallateve të reja, që po ringrihen nga e para, në po atë zonë.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko dhe Administratori i Njësisë 6 Adriatik Merko, inspektuan procesin e demolimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombinat, të cilat janë shpallur të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit. Ky proces pritet të mbyllet brenda 3 muajsh.

“Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit,” u shpreh Çuko.
Nga ana tjetër, ai tha se ky proces po ecën me mirëkuptim të plotë të banorëve. “

Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi,” deklaroi ai.
Ndërsa, administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se paralelisht me këtë proces po ecet edhe me shpronësimet e banorëve dhe bizneseve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion