Media greke artikull racist për shqiptarët: Festimet për 28 Nëntorin, propagandë nga Tirana
Një media greke ditën e sotme i ka kushtuar një artikull racist festimeve të të rinjve shqiptarë në Greqi. Newsbomb.gr ka publikuar një shkrim racist për të rinjtë shqiptarë që festuan Ditën e Pavarësisë mbrëmjen e djeshme në sheshin Sintagma të Athinës.
Në artikull shkruhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Edi Ramës në Greqi.
Më tej, në artikull shkruhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë, ndërsa pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”.
Duke e cilësuar një festë propagandë të mirëmenduar nga Tirana, gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve”, - përfundon artikulli.