Ishte në proces divorci/ Çfarë e shtyu rusen drejt aktit ekstrem, u gjet e vetëvarur nga pronarja e banesës në Durrës

Aktualitet
Ishte në proces divorci/ Çfarë e shtyu rusen drejt aktit

Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë të premte në Plazhin e Durrësit, ku një shtetase ruse 26-vjeçare u gjet e varur në një banesë të marrë me qira ditore.

Banesa ishte në pronësi të një shtetaseje çeke, e cila e jepte me qira për pushues, kryesisht të huaj.

Sipas hetimeve të para, e reja kishte mbërritur në Durrës më 10 nëntor. Dyshohet se viktima e ka ndërmarrë këtë akt pasi po kalonte një periudhë të vështirë emocionale pasi ishte në proces divorci me bashkëshortin. Ka qenë një letër, që u gjet në banesën ku po qëndronte viktima, që ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.

Në letër, ajo kërkonte që bashkëshorti të mos lidhej me aktin që po ndërmerrte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E reja kishte zgjedhur Durrësin si një vend për t’u qetësuar, por duket se gjendja e saj e rënduar psikologjike nuk e lejoi të përballonte situatën, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.

Megjithatë, grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk përjashtohet ende mundësia e ndonjë ndikimi të jashtëm që mund të ketë çuar shtetasen ruse në këtë akt.

ME TE LEXUARAT