Media franceze jehonë Shqipërisë: Një vend me bukuri përrallore dhe një ndërthurje e shkëlqyer e...

Aktualitet

Media franceze jehonë Shqipërisë: Një vend me bukuri

Mediat franceze i kanë kushtuar një reportazh Shqipërisë. France 24 në artikullin e publikuar ditën e sotme ka nxjerr në pah bukuritë shqiptare si të relievit, po ashtu edhe klimën e mirë dhe të favorshme që ka vendi.

Në artikull thuhet se ndryshe nga ç'është përcjell vendi në filmat, njerëzit janë shumë miqësor dhe mikëpritës. Po ashtu në shkrim ndërthuren dhe bukurtë malore të Shqipërisë me relievin si dhe pjesën detare të saj.

Ndërkohë që nuk mungon as theksi në qytetet historike të vendit të mbrojtura nga UNESCO, duke përmendur këtu Beratin, të cilin France 24 e ka cilësuar që një vend me bukuri përrallore dhe një ndërthurje e shkëlqyer e ndërtimeve antike me ndërtesat moderne.

Një destinacion i injoruar për shumë kohë, Shqipëria kombinon kulturën dhe bregdetin, e ofron një alternativë ekonomike të plazheve të famshme greke. Një destinacion ende i panjohur mirë, por që nuk do të mbetet i tillë për shumë kohë.

Në pamje të parë, ky vend ka tendencën të ngjallë pak mosbesim, nga disa filma me klishe të vjetëruara që e tregojnë vendin si jo të sigurtë e jomikpritës për të huajt, në sfondin e mafies dhe trafikimeve.

Por surprizohesh kur mbërrin në aeroportin e Tiranës. Jo vetëm që standardet ndërkombëtare janë mëse të respektuara, por përkundrazi, asgjë nuk ndryshon nga mbërritjet në fqinjin italian, për shembull.

ME TE LEXUARAT