Shkodër, lindin trinjakë në vigjilje të Krishtlindjes
Lajmifundit
/
24 Dhjetor 2022, 20:40
Soft

Nga Spitali i Shkodrës vjen nje lajm i bukur dhe i rralle këtë vigjilje Krishlindjesh.
Atje nje familje eshte gezuar me tre femije njeheresh.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se familja Vata është shtuar me trinjakë.
Ata kanë ardhur në jetë të shëndetshëm.
“Vigjilje e bukur Krishtlindjesh në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë.
Jetë Të Gjatë”, ka shkruar Manastirliu.


