Detaje nga atentati në Athinë, “shqiptari me precedent të rëndë penal”, mediat greke: Autorët vodhën makinën dhe u nisën…

Aktualitet

Detaje nga atentati në Athinë, “shqiptari me precedent të

Zbulohen detaje të reja nga atentati mafioz në Athinë të Greqisë, ku mbeti i vrarë Irakli Davella dhe u plagos Edi Lulo.

Protothema shkruan se viktima është me precedent të rëndë penal, ndërsa thekson se shkak per eleminimin e tij mund të jetë bërë rivaliteti mes grupeve të mafias greke.

Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobëvënie”, etj.

Në vitin 2011, Davella rezulton të jetë pjesë e një hetimi për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit për “organizatë kriminale” e “falsifikim” e “lëshim cëqesh të këqija”. Dosja e Korfuzit, ka qenë një ngjarje e shumë diskutuar në atë kohë.

Shkak ishte një shqiptar nga Saranda, ish i dënuar për trafik narkotikësh, i vendosur në qendër të hetimit. Ai rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, Kryetarin e Bashkisë së Korfuzit dhe vëllain e një ish-ministre dhe deputete greke.

Mediat greke ndërkohë shkruajnë se ka dyshime nga policia, që edhe pse Davella ka rreth 13 vite që nuk rezulton problematik penalisht, të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh dhe për këtë po hetohet.

Ai rezulton personazh me lidhje të fuqishme në Athinë, Korfuz e Sarandë, ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Në Athinë ai rezulton pronar i një kafeneje dhe këndi lojërash në Peristeri dhe një biznesi dhënie makinash me qira në ishujt grekë. Gjithashtu me biznes aktiv bar-kafeje rezulton edhe në Mesopotam, Bashkia Finiq por nuk dihet nëse është funksional.

“Nga mënyra e organizimit të atentatit, duket se ata e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur. Para krimit, autorët vodhën një makinë nga Athina, u nisën drejt Thrakomakedones (vendi ku ndodhi atentati), iu afruan viktimave dhe më pas hapën zjarr.

Sulmi ndodhi jashtë një dyqani, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.”, shkruan Protothema.

Për sa i përket të lënduarit, ai udhëtonte shpesh në Dubai. “Ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta largojë nga rruga”, shkruajnë mediat greke.

Sakaq autoritet greke thonë se së bashku me viktimën dhe të plagosurin, ka qenë edhe një person i tretë, i cili i ka shpëtuar plumbave.

ME TE LEXUARAT