“Më tha të çoj në shtëpi, por...”, punonjësja e Bashkisë së Klosit mbahet peng për katër orë në makinë

Aktualitet

“Më tha të çoj në shtëpi, por...”,

Një punonjëse e Bashkisë së Klosit është marrë peng për katër orë, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia.

Në pranga përfundoi një 48-vjeçar, banues në Klos, nën akuzën e “Heqjes së lirisë në mënyrë të paligjshme”.

D. Merzira ka mashtruar punonjësen e Bashkisë Klos, L. M, 33-vjeçe, banore e fshatit Bejn, duke i premtuar se do ta dërgonte në fshat. Mirëpo, pa kaluar disa metra, Merzira ka ndërruar rrugë dhe ka udhëtuar drejt fshatit Klos Katund.

Pas afro 4 orësh, punonjësja e Bashkisë ka mundur të njoftojë familjen se ishte rrëmbyer, duke treguar edhe vendndodhjen.

Babai i Matës ka mbërritur në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës.

Teksa binte nata, efektivët e Policisë kanë mbërritur në Klos Katund dhe kanë gjetur 33-vjeçaren në makinën e D. Merzirës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33- vjeçare, pa dëshirën e saj”, sqaroi Policia.

Pas denoncimit, është marrë në pyetje edhe punonjësja e ndihmës ekonomike në Bashkinë Klos.

“Rreth orës 16.00 isha pranë xhamisë së Klosit, në anë të rrugës. Erdhi D. Merzira, ndaloi te këmbët e mija dhe më tha: Hajde me mua, të çoj unë në shtëpi. Sapo bëri nja 100 metra ndërroi rrugë dhe u nis në drejtim të Bulqizës. I thashë ta ndalte makinën dhe të zbrisja, por ai nuk pranoi. Pas afro 4 orësh arrita t’i dërgoj një mesazh babait”, i tha Policisë e reja e rrëmbyer.

Vajza e mbajtur peng është dërguar në Tiranë për ekzaminime gjinekologjike. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion