“Do festonte ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen në lot babai i 29-vjeçares që vdiq 5 ditë pas lindjes

Aktualitet

“Do festonte ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen

29-vjeçarja, Ardita Muça humbi jetën të hënën më 5 korrik, pesë ditë pas lindjes së djalit në Spitalin e Durrësit. Lidhur me ngjarjen e rëndë, familjarët e 29-vjeçares nga Shkallnuri, akuzojnë mjekët për fatin e saj tragjik.

Ata e përshkruajnë Arditën si një vajzë të fortë dhe të shëndetshme. Ndërsa drejtësisë i bëjnë apel për vendosjen para përgjegjësisë së autorëve. Të afërmit e të ndjerës thonë se autoambulanca mbërriti me vonesë dhe nuk kishte mjetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë vajzës.

Familjarët e 29-vjeçares kanë paditur në polici mjeken, Migena Prifti, që asistoi në lindjen e së ndjerës. Sipas tyre, mjekja ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk ka injektuar hollues gjaku para lindjes.

Babai i të ndjerës, Eduart Hersi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se e kishte gocën si “kokrra e mollës”.

“Ka patur hemorragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh? Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin”, tha zoti Hersi.

Ky i fundit shton se të nesërmen i ka ndërruar jetë e bija. Ai shton se si prind, mendon se përgjegjëse për vdekjen e saj është doktoresha.

“Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtësi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen në lot babai i së ndjerës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion