“Më pushtoi paniku kur kuptova që ajo kishte vdekur”, shqiptari që vrau gruan në Greqi qan para gjykatësit

Aktualitet

“Më pushtoi paniku kur kuptova që ajo kishte vdekur”,

Gjykata greke vendosi sot të lejë në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko që akuzohet se vrau bashkëshorten e tij Alba Cenko duke e goditur me çekiç dhe mbytur më pas.

39-vjeçari është shfaqur i penduar për krimin makabër dhe është parë duke qarë në Gjykatë, sipas medias greke.

Ai pranoi vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke thënë se “donte të kthehej pas në kohë”.

“Gjatë kërkimit të faljes për krimin në familje që bëri në mënyrë brutale në Ampelokipi ditë më parë, i akuzuari u shfaq i shkatërruar dhe qante vazhdimisht”, shkruhet në artikull.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për vrasjen e 32-vjeçares në Ampelokipi të Greqisë.

Autori, i cili u dorëzua në Polici shtatë ditë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, përsëriti në gjykatë se në nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij.

Ai tha se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.

“Më pushtoi paniku kur kuptova që ajo kishte vdekur”, ka thënë Cenko.

I akuzuari sipas dëshmisë së tij ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes, por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, atë e zuri paniku dhe vendosi të fshihte trupin dhe të shtirej si viktima përmes mesazheve.

 

ME TE LEXUARAT