“Më mirë e ëma se e bija”/ Fotot e mamasë së Heidi Bacit do ju habisin

Aktualitet

“Më mirë e ëma se e bija”/ Fotot e mamasë

Heidi Baci është bërë shumë e njohur tashmë, dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip 3”.

Heidi u bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Grande Fratello”, ku krijoi një zhurmë të madhe, pasi ndërpreu rrugëtimin e saj, teksa babai e kritikoi ashpër për marrëdhënien që ajo kishte krijuar brenda shtëpisë me Masimilianon, shumë vite më i madh në moshë se Heidi.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për pothuajse 100 ditë, Heidi nuk ka zbuluar shumë për familjen e saj, dhe deri më tani ajo ka mundur të takojë vetëm vëllain e saj.

Ndërkohë që me imazhin e babait të saj jemi njohur, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi të nënës së saj, ku dallohet një ngjashmëri e madhe mes njëra-tjetrës.

Disa ditë më parë, Heidi është shprehur se nëna e saj është më e bukur se ajo, dhe në fakt duhet thënë që mamaja e 26-vjeçares, Lajla Kamata, është një yll i vërtetë, me flokët bionde dhe sytë jeshil.

“Më mirë e ëma se e bija”/ Fotot e mamasë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion