EMRI/ Kapet me drogë në Skoci ish-polici nga Saranda, çfarë dëshmoi para hetuesve

Aktualitet

EMRI/ Kapet me drogë në Skoci ish-polici nga Saranda,

Një ish-efektiv policie nga Saranda është dënuar me burg në Skoci pasi akuzohet për kultivim narkotikësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Igli Duka, 24 vjeç, i cili është kapur nga autoritetet në një ish-ndërtesë garazhi në Houston Industrial Estate, në Livingston, teksa kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi, shkruan BBC.

Avokati i tij, Andy Aitken, pretendoi se një gangster famëkeq me origjinë po nga Shqipëria, që Duka kishte arrestuar më parë në vendin e tij e kishte shantazhuar atë për të qenë “kopshtari” për fermën e kanabisit.Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga paraburgimi i policisë.

Avokati dklaroi para hetuesve, se Dukës iu dha zgjedhja që të kujdesej për fermën e kanabisit ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri.

“Situata e tij pranohet nga Kurora, por kjo nuk përbën një mbrojtje të detyrimit. Ai ka pasur mundësi në shumë raste të shkojë në polici por nuk e ka bërë. Pikëpamja e tij ishte se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e këtij operacioni, ai nuk ishte i përfshirë në asnjë plan për shpërndarje të vazhdueshme dhe, më e rëndësishmja, ai nuk fitoi para ose ndonjë përfitim në lidhje me përfshirjen e tij në këtë krim. ”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion