Me lule në duar, Rama homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit e 21 Janarit
Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjarët e viktimave të 21 Janarit, kanë kryer homazhe në vendin ku u vranë protestuesit 13 vite më parë.
Me lule në duar dhe nënën e një prej të viktimave, Rama dhe familjarët e tjerë janë përkulur në shenjë respekti.
Mes lotësh, familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt kujtuan të ndjerët, ndërsa presin drejtësi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rama në gjatë ceremonisë kërkoi që dosja e 21 Janarit t’i kalojë SPAK-ut, pasi Prokurorinë e Tiranës e cilësoi si pas “shtyllë kurrizore”.