Kryebashkiaku i Nju Jorkut ju uron shqiptarëve pavarësinë: Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

Aktualitet

Kryebashkiaku i Nju Jorkut ju uron shqiptarëve pavarësinë: Djali

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të Bashkisë së Nju Jorkut, thuhet se eventi nxjerr në pah vlerësimin për diversitetin e qytetit që investon në të ardhmen për veten. Shqiptarët që janë vlerësuar gjatë ceremonisë kanë qenë Bera Mjeku, Fadil Berisha dhe Esad Gjonbalaj. Ata janë nderuar për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.

Gjatë ceremonisë, Adams ka përshëndetur të pranishmit, duke ngritur flamurin shqiptar krahas atij amerikan. “Bashkohuni me mua dhe komunitetin tonë krenar shqiptar në Nju Jork, teksa ngremë flamurin e tyre përkrah tonit”, shkruan Adams.


Ndërkaq, ai ka treguar edhe lidhjen e tij personale me Shqipërinë, pasi djali i tij i madh, Jordan Coleman, ka marrë pjesë më herët në një konkurs muzikor në Shqipëri.

" Im bir ishte në Shqipëri vitin që shkoi, ku ori pjesë në një konkurs muzikor dhe e fitoi atë. Ai më telefonoi dhe më tha: ‘‘Baba nuk e di nëse do të kthehem më në shtëpi. E dua Shqipërinë dhe atë çfarë përfaqëson.’ Dhe tani, sa herë takohemi, im bir më kujton: ‘Vetëm bëj flamurin. Flamurin shqiptar!’” tha Adams gjatë fjalës së tij.

ME TE LEXUARAT