Me kanabis në banesë, e hodhi jashtë sapo hyri policia, në pranga 25 vjeçari në Lushnjë
Lajmifundit
/
7 Prill 2024, 11:07
Aktualitet

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje. Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Sh.Xh.
Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e 25 vjeçarit në lagjen “Kongresi” të Lushnjës, u gjet dhe sekuestrua 205 gramë kanabis. Në momentin që policia hyri në banesë i riu hodhi kanabisin jashtë banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


