Anxhela Peristeri me shqiponjë dykrenare në Eurovision, alarmohen mediat serbe: Simboli i Shqipërisë së Madhe...

Showbiz

Anxhela Peristeri me shqiponjë dykrenare në Eurovision, alarmohen

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit dhe në një dalje para mediave në Rotterdam rreth 1 javë më parë, bëri simbolin e shqiponjës.

Veprimi i saj nxiti reagimin e mediave serbe që e kanë quajtur skandal dhe provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së Madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”- ishte titulli i “Novosti”.

Në artikullin e publikuar nga media serbe shkruhet se “në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të ‘Eurovisionit’ ndodhi një skandal. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare”. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo publikoi foto me të njëjtën temë një javë më parë.”

ME TE LEXUARAT