Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi foto në internet pasi vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Aktualitet

Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi foto në internet pasi vrau

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Kjo është foto e tij, të cilën ai e ka postuar pas vrasjes në aplikacionin Snapchat.

14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart.

Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë.

Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim.

Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.

Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar. /tvklan

Njoftimi i policise:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Qemal Stafa", specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës "Fan Noli", për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion