Me çelës në kroskot/ Italiani vjedh "Audi Q5" në Tiranë dhe përplas policin gjatë ndjekjes

Aktualitet

Me çelës në kroskot/ Italiani vjedh "Audi Q5" në
Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një makinë tip 'Audi Q5'.


Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore, ku pronari i Audit sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur.

Shtetasi italian ka hipur në automjet dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina. Mësohet se është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda.

Në fund, shtetasi italian është arrestuar nga policia. Nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion