Shpërthimi në Lezhë/ Kryefamiljari hapi derën dhe ndezi dritën, 6 të pl'agosurit kishin ardhur për dasmë

Aktualitet

Shpërthimi në Lezhë/ Kryefamiljari hapi derën dhe ndezi
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi një natë më parë në fshatin Gajush të Lezhës, ku gjashtë anëtarë të një familjeje mbetën të plagosur.

Mësohet se shpërthimi ndodhi në momentin kur kryefamiljari, Saimir Kola, hapi derën dhe ndezi dritën në pjesën e pasme të banesës.

Në atë çast, pesë familjarët e tjerë ndodheshin në verandë.
Shpërthimi i përfshiu të gjashtë personat.

Kryefamiljari pësoi djegie të shumta në fytyrë dhe trup dhe u dërgua për trajtim në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve, po shqyrtohet mundësia që ai të dërgohet jashtë vendit për trajtim të specializuar.

Pesë anëtarët e tjerë të familjes ndodhen në Spitalin e Lezhës.

Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe ata po mbahen nën monitorimin e mjekëve.

Familjarët jetonin në Itali dhe kishin ardhur në Lezhë për një ceremoni familjare.

Vëllai i Saimir Kolës pritej të martonte vajzën, por festa u ndërpre nga shpërthimi që plagosi gjashtë anëtarët e familjes.

ME TE LEXUARAT