Me çanta të mbushura me drogë tentuan të kalonin kufirin, arrestohen 3 shqiptarët në Greqi
Lajmifundit
/
15 Shtator 2021, 15:32
Aktualitet

Janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës.
Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptar, 33, 45 dhe 50 vjeç. Ata po tentonin të kalonin në këmbë kufirin e gjelbër, 3 çanta që përmbanin 29 pako me 29 kg 110 gram marijuanë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale, 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.

