Luiz Ejlli i revoltuar: S’dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë! Më keni keqpërdorur

Showbiz

Luiz Ejlli i revoltuar: S’dua që egërsia ime e brendshme të

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 3”, Luiz Ejlli ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas lajmeve të fundit për dënimin e tij me 1 vit burg dhe përplasjes me Dea Mishel.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë.”

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani. Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion