Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët marshojnë drejt Komisariati Nr.3 ku mbahen protestuesit e arrestuar: Lironi çunat!

Aktualitet

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët

Protestuesit e tubimit të 33-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, kanë nisur marshimi drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së sotme para Parlamentit.

Gjatë marshimit, turma ka thirrur “Lironi çunat!”,  duke iu referur qytetarëve të arrestuar pas përplasjes me policinë.

Kujtojmë se protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes qytetarëve protestues dhe policisë. Godina ishte e rrethuar me kordonë policie kur protestuesit rreth orës 10:00 u afruan me thirrjet e zakonshme të protestës maratonë për dorëheqjen e kryeministrit

“Nga ky moment do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. T’u tregojmë se ne jemi më paqësorë se policia. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”, ishte mesazhi i përcjellë para nisjes së marshimit.

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët

Ata u përpoqën që të bllokonin qarkullimin e deputetëve, duke hedhur vezë në drejtim të tyre dhe drejt makinave të policisë. Në vijim, protestuesit tentuan të hynin në oborrin e parlamentit dhe në drejtime të tjera, pa mundur të çajnë kordonin e policisë.

Nga ana tjetër, deputetët të bllokuar nga qytetarët, zgjodhën rrugë të tjera për t’u futur në sallë, por edhe për të dalë, për të mos u përballur me ta.

Pikërisht rreth orës 12:50, kur seanca mbaroi, policia veproi ndaj protestuesve duke hedhur spraj piperi, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët

Siç është raportuar edhe më herët, dhe siç është dëshmuar edhe nga pamjet filmike, forca të shumta policore ndoqën protestuesit duke i rrethuar dhe prangosur ata, dhe në disa raste, duke i goditur me shkopinj gome.

Policia ka shoqëruar në komisariat 19 persona. Sipas raportimeve, 4 persona në Komisariatin Nr. 1, 4 persona në Komisariatin Nr. 4 dhe 11 persona në Komisariatin Nr. 3, të cilët priten të dalin ditën e nesërme para gjykatës për masat e sigurisë.

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët

Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët

ME TE LEXUARAT