Mbushën makinën plot me kanabis, kapen në flagrancë greku dhe shqiptari në kufi
Lajmifundit
/
10 September 2021, 20:20
Aktualitet

Kapet një sasi prej 31 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar në Kostur. Policia greke ka arrestuar dy persona, një 52-vjeçar grek dhe një 48-vjeçar shqiptar.
Ata u kapën teksa po ngarkonin nga një makinë në tjetrën, 2 çanta me 30 pako me 31.3 kg kanabis.
Policia sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta sim, 100 euro si dhe 6 mijë lekë shqiptare.
Në një tjetër operacion në Athinë, policia greke ka sekuestruar 33.45 kg kanabis dhe 432 gramë kokainë.
Në pranga kanë rënë dy shtetase greke, 30 dhe 52 vjeç. Gjithashtu u sekuestruan 2 peshore, 2 automjete dhe 12.600 euro.


