Mbollën kanabis në fshat, arrestohet 40-vjeçari në Kurbin, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Mbollën kanabis në fshat, arrestohet 40-vjeçari në Kurbin,

Finalizohet operacioni i koduar “Vigjilenca 2”, goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Gjormë.

Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në punën operative, finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 2”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Fushë Gjormë, u gjetën 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasin N. Xh., 40 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për kultivimim e këtyre bimëve.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Fushë Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti.

Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë tërritorin e qarkut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion