SPAK zbarkoi në Devoll/ AMP jep detajet, arrestohet ish-drejtori rajonal, ish-shefi i sektorit dhe familjari i tij, kontrolle në banesa

Aktualitet

SPAK zbarkoi në Devoll/ AMP jep detajet, arrestohet ish-drejtori rajonal,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Prokuroria e Elbasanit, ku janë ekzekutuar masat e sigurimit të vendosura nga gjykata ndaj tre personave.

Sipas AMP-së, masat e GJKKO-së janë zbatuar ndaj ish-drejtorit të degës së AMP-së në Juglindje, ish-shefit të sektorit dhe një personi tjetër të lidhur familjarisht me njërin prej tyre.

Gjatë operacionit janë kryer edhe kontrolle në tre banesa, me qëllim kërkimin dhe administrimin e provave që mund t’i shërbejnë hetimit.

Ndaj Glodian Ahmetajt është vendosur masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndërsa ndaj Klevis Hoxhës dhe Devis Agos janë caktuar masa të tjera sigurie, përfshirë detyrimin e paraqitjes në Policinë Gjyqësore.

“Në zbatim të vendimit gjyqësor, ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke u urdhëruar të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe të dorëzojë pranë Policisë Gjyqësore dokumentet e vlefshme që shërbejnë për kalimin e kufirit shtetëror.

Ndaj shtetasit Klevis Hoxha janë caktuar masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ai është detyruar të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 11:00, si dhe të dorëzojë dokumentet e udhëtimit sipas përcaktimeve të vendimit gjyqësor.

Ndaj shtetasit Devis Ago është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”, me detyrimin për t’u paraqitur javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 12:00.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet e përcaktuara nga gjykata, ndërsa me urdhër të autoritetit procedues janë ushtruar edhe tre kontrolle banesash me qëllim kërkimin dhe administrimin e provave me interes për hetimin.

Shtetasit Glodian Ahmetaj, ish Drejtor Dege në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhe Devis Ramadan Ago, ish Shef Sektori në AMP, janë subjekt i këtij procedimi penal dhe i masave të sigurisë të vendosura nga gjykata.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion