Mbledhje urgjente në Komisariatin e Sarandës me përfaqësues të DVP Vlorë dhe Ministrisë së Brendshme

Aktualitet

Mbledhje urgjente në Komisariatin e Sarandës me përfaqësues

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, kanë mbërritur në Komisariatin e Sarandës në një mbledhje urgjente me drejtues së saj.

Në fokus të takimit ka qenë analiza e situatës të ngjarjeve të fundit në Sarandë e Ksamil.

Gjithashtu mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe deti në një sipërfaqe të gjerë.

Kontrolle janë ushtruar nëpër male, tunele e bunkerë të braktisur, por pa rezultat. Mësohet se kontrolle të tjera janë duke u zhvilluar edhe në këto momente.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion