I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

Aktualitet

I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të forcave operacionale, Jeton Lami, duke lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre.

Lami u arrestua pasi u filmua duke shoqëruar Ervis Martinajn, i cili në gusht të vitit 2022 u shpall i zhdukur teksa ishte person në kërkim ndërkombëtar. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm konfirmoi më herët vendimin e shkallës së parë.

Ish-efektivi kërkoi rishqyrtimin e çështjes në shkallën më të lartë gjyqësore, por kjo kërkesë u refuzua nga Gjykata e Lartë.

Ervis Martinaj ishte në qendër të një hetimi ku Nuredin Dumani e akuzoi për premtimin e shumës prej 500 mijë eurosh për ekzekutimin e rivalit të tij, Endrit Dokle, pas denoncimit nga familja për humbjen e kontaktit me të.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion