Mbledhja e grupit të PD-së/ Bardhi: Miratuam propozimin e votës së emigrantëve

Aktualitet

Mbledhja e grupit të PD-së/ Bardhi: Miratuam propozimin e votës

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka folur për çështjet që janë diskutuar. Bardhi bëri me dije se është miraturar propozimi për votën e emigrantëve.

“Sot është miratuar propozimi për votën e qytetarëve që jetojnë jashtë”, tha Bardhi.

Ndër të tjera Bardhi u shpreh se Java e Gjelbër po pengon punën në parlament. Gjithashtu ka folur për kërkesën e rrëzuar nga Kuvendi për mocion me debat nga opozita për fondet e IPARD, duke thënë se duhet të zhbllokohen.

Nga ana tjetër sqaroi po ashtu dhe përgjigjet e kreut të SPAK Altin Dumani për Amnistinë Penale.

“E kemi bërë sqarimin konkret të drejtuesit të SPAK, potencialisht përfitonin 100 por nga këto 96 ishin liruar nga Gjykata.

Vetëm 4 qytetarë kanë përfituar ulje dënimi apolirim nga burgu”, tha Bardhi.

ME TE LEXUARAT