Krijoi llogari false në rrjetet sociale për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij, arrestohet 40-vjeçari

Aktualitet

Krijoi llogari false në rrjetet sociale për denigrimin e imazhit

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

Kallëzimi në polici, u bë nga ish e dashura e 40-vjeçarit, pasi në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndyshme me emrin dhe me fotot e saj.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion