Mbi 30 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas

Aktualitet

Mbi 30 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas

Mbi 30 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas .

“31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura në Shqipëri” shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Ogerta Manastirliu, e cila u konfirmua sot në detyrë edhe për mandatin e tretë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.


“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqendruar, janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit” mbyllet postimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion