Mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda Rovena Voda, shoqërohej nga policë (Foto)
Lajmifundit
/
15 July 2021, 10:12
Aktualitet
Mbërrin në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit ish zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Kjo e fundit ishte e shoqëruar me një makinë policie.

Ish-zv.ministrja Voda do të njihet me akuzën e dhënë ndaj saj për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas të dhënave, Voda ka marrë përfitime monetare nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu, në mënyrë që t’iu gjente një vend pune në administratë./a2cnn


