Mbërrin në Gjykatë Adriatik Llalla, sot nis gjyqi për ish- prokurorin e Përgjithshëm
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:04
Aktualitet

Ditën e sotme nis gjyqi për ish- prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Ky i fundit ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Kujtojmë shkalla e parë ka dënuar Llallën me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.


