Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Aktualitet

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e

Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët janë dërguar në ambientet e Gjykatës së Durrësit nën masa të rrepta sigurie me praninë edhe të FNSH. Ata do të dalin para gjykatës dy ditë pasi u arrestuan teksa po drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Të arrestuarit janë Xhevdet Plaku, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega).

44-vjeçari Xhevdet Plaku është i njohur si kapo i drogës me 25 identitete. Ai u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat. 44-vjeçari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge. Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe duke përfituar nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri kur doli një paradite të janarit të këtij viti për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më. Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

 

Plaku dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës. Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai u arrestua për vrasjen e një bashkatdhetari, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk. Më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali. 44-vjeçari është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e një shqiptari tjetër në qershor 2003 në Durrës.

Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. Policia thotë se 39 vjecari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim. Dy vëllezërit, sipas të dhënave në QKR, janë pronarë të disa bizneseve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion