Në kërkim për rrahjen e Vladimir Buçit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

Aktualitet

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Buçit, arrestohet Arlind

Policia e Shkodrës ka arrestuar në orët e vona të së shtunës Arlind Kajoshin, i shpallur në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit së bashku me Samuel Troshani dhe Izmir Sakicën.

Ngjarje kjo e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku 62-vjeçari u dhunua për një parkim nga të rinjtë, raporton gazetari Eraldo Harlicaj. Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një tjetër emër i njohur për policinë. Ky i fundit më 7 shtator tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin.

Kajoshi është arrestuar në Shtoj, fshat në dalje të Shkodrës në një banesë të braktisur.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion