Shpërthen bomba në treg, 18 persona humbin jetën

Bota

Shpërthen bomba në treg, 18 persona humbin jetën

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pësojë e shpërthimit të një bombe në një treg në Bagdad.

Ngjarja ndodhi në momentet kur tregu ishte i mbipopulluar dhe mendohet që bilanci i viktimave të thellohet për shkak të numri të lartë të personave të plagosur.

Sipas autoritetet shpërthimi ndodhi në një zonë me shumicë shiite, e cila prej 15 ditësh ka qenë objektiv i militantëve të Shtetit Islamik.

 

 

ME TE LEXUARAT