Mbërrijnë edhe 150 afganë në Shqipëri, një grup u strehua në Qytetin Student, pjesa tjetër në Durrës
Lajmifundit
/
30 Gusht 2021, 08:57
Aktualitet

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri edhe 150 afganë, duke e çuar totalin në 607. Mësohet se afganët janë ndarë në dy grupe, ku 103 prej tyre janë strehuar në Qytetin Student, ndërsa të tjerët në Durrës.
“150 qytetarë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Avioni u ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës.

Në total deri tani janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit”, thuhet në njoftimin zyrtar.


