Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Aktualitet

Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një armë zjarri që e mbante pa leje. Siç raportohet pistoleta që policia i bllokoi Arbnor Demaj, ishte një Zoraki 7.65 me 9 fishekë.

Demaj u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti një sasi hashashi e barabartë me 106 gramë.

Ndaj shqiptarit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai nuk ka dhënë shpjegime sepse posejdonte një armë zjarri, ndërsa dyshohet se ai mbante një të tillë në formën e “mbrojtjes”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion