Vettingu/ Altin Dumani me detyrë "të re", gazetarja jep detajet si forcohen pozitat e kreut të SPAK

Aktualitet

Vettingu/ Altin Dumani me detyrë "të re", gazetarja jep

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për procesin e vettingut në drejtësi.

Hoxha u ndal te figura e kreut të SPAK, ku dha detaje se si forcohen pozitat e Altin Dumanit.

“Disa prej këtyre gjyqtarëve që janë konfirmuar nga Shkalla e Parë janë apeluar me sugjerimin e vëzhguesve. Ka një shifër të lartë që ja sjellë ndërprerjen e procesit të vettingut. E dimë që janë mbetur 7 gjyqtar në shkallën e parë.

Më 31 dhjetor do kemi sfida e tjera për procesione  vettingut. Një pjesë e këshilltarëve juridikë të përfundon gati gati në thonjëza atë që dikur quhej shkolla e plepave. Dihet që në 31 dhjetor 12 anëtareve të KPK u mbaron mandati.

Ata do jenë në pritje se ku do të shkojnë. Dumani vazhdon dhe forcohet pozita e  tij, ai do të mbikëqyrë procesin e vettingut, pasi do të marrë detyrën, kompetencën komisionerëve publikë. Dumani e ka konsideruar si një punë të tepërt.

Lista është disi e miksuar, në listën e gjatë ka zyrtarë e ish zyrtarë të dënuar. Në krye të listës ishte Arben Ahmetaj, i cili nesër nis seancën paraprake sa i përket dosjes nr 1. Avokati i tij ka siguria nga prokurë. Do të zhvillohet nesër në 19:30 seanca paraprake. Ishte një seancë e pezulluar. Nesër do të kemi çështjen e sterilizimit, çështja e Gërdecit po ashtu.”, tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion